Lidhje

Moratoriumi për prerjen e pyjeve

  • Pëllumb Sulo

Në Shqipëri, prej më shumë se një muaji ka hyrë në fuqi moratoriumi që ndalon, për një periudhë dhjetë vjeçare, prerjet në sipërfaqet pyjore. Në Qarkun e Shkodrës me rreth 250 mijë hektarë pyje, policia pyjore ka evidentuar rastet e para të shkeljes së këtij moratoriumi. Ndërkohë, në këtë fazë tranzitore të kalimit të pyjeve nën administrimin e bashkive të reja, po kërkohet forcimi i stukturës së policisë pyjore me mjete dhe forca të specializuara.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG