Lidhje

Qarku i Gjirokastrës, strategji në nivel rajonal për të drejtat e fëmijëve


Qarku i Gjirokastrës, strategji në nivel rajonal për të drejtat e fëmijëve
Qarku i Gjirokastrës, strategji në nivel rajonal për të drejtat e fëmijëve

Në Shqipëri nivelet e pushtetit vendor po merren më shumë me problemet e fëmijëve. Qarku i Gjirokastrës ka nisur hartimin e një strategjie për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Strategjia i kushton rëndësi veçanërisht, arsimit dhe trajtimit të fëmijëve me probleme.

Në Shqipëri krahas familjes dhe shkollës po merr një rol më të madh në trajtimin e problemeve të fëmijëve edhe qeverisja vendore.

Bashkitë dhe Qarqet kanë nisur t`i kushtojnë më shumë vëmendje politikave për fëmijët në nivel vendor. Qarku i Gjirokastrës ka nisur hartmin e një strategjie në nivel rajonal deri në vitin 2015 për të drejtat e fëmijëve.

Koordinatorja e kësaj inisiative të Qarkut, Marjeta Hyka, thotë se të gjithë aktorët po punojnë për të analizuar problemet e fëmijëve dhe për të parë rrugët për trajtimin e tyre. Ndërsa psikologu Llambi Bllani thotë se është mjafte rëndësishme që në këto inisiativa po marrin pjesë edhe grupe të fëmijëve.

Sipas tij aktorët që vijnë nga Organizatat joqeveritare , pushteti lokal,institucionet arsimore dhe shëndetësore po trajtojnë cështje të ndryshme. Dy nga më të rëndësishmet, thotë ai, janë ato që lidhen me arsimimin e fëmijëve dhe me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me shume probleme. Një tjetër çështje me rëndësi është edhe mbrojtja e fëmijëve romë, thotë zoti Bllani.

Përpilimi i strategjive për fëmijet shihet nga analistët me mjaft rëndësi për politikat afatmesme dhe aftgjata por sipas tyre mbetet gjithnjë e dorës së parë shoqërimi i këtyre dokumenteve me veprime konkrete nga aktorët që trajtojnë dhe përgjigjen për të mbrojtjen dhe sigurimin e të drejtave të fëmijëve.

XS
SM
MD
LG