Lidhje

Qëllohet për vdekje një gazetar i njohur në Dagestan


Qëllohet për vdekje një gazetar i njohur në Dagestan
Qëllohet për vdekje një gazetar i njohur në Dagestan

Një prej gazetarëve më të mirënjohur në rajonin e Dagestanit në Rusi është qëlluar për vdekje.

Zyrtarët thonë se Khadzhimurat Kanalov ishte duke dalë nga zyra e gazetës së tij të përjavshme Chernovik kur ai u godit disa herë nga një njeri i armatosur.

Një prej kolegëve të Kamalovit i tha televizionit NTV se ai mendonte që të shtënat ishin një përpjekje e qëllimshme për të frikësuar stafin.

Zoti Kamalov themeloi gazetën Chernovik në vitin 2003. Gazeta ka ngacmuar çështje kundrathënëse, ka hetuar zhdukjen e njerëzve që kanë akuzuar grupet kriminale dhe kanë kritikuar qeverinë për taktikat që ka përdorur për të luftuar kryengritjen islamike në rajon.

Komisioni për Mbrojtejn e Gazetarëve me bazë në Nju Jork e ka quajtur vdekjen e zotiti Kamalov si “ një goditje vdekjeprurëse ndaj lirisë së shtypit”. Ky komision u bëri thirrje autoriteteve që të hetojnë menjëherë vrasjen dhe të nxjerrin autorët përpara drejtësisë.

Rajoni i Dagestanit dhe fqinjët e saj Ingushetia dhe Çeçenia përjetojnë thuajsa çdo ditë të shtëna, për të cilat zyrtarë lokalë akuzojnë kriminelët dhe militantët islamikë.

XS
SM
MD
LG