Lidhje

Në qendrën Rokfeller të Nju Jorkut ndizen dritat e Pemës së Krishtlindjes

  • Zëri Amerikës

Në qendrën Rokfeller të Nju Jorkut ndizen dritat e Pemës së Krishtlindjes

Në qendrën Rokfeller të Nju Jorkut ndizen dritat e Pemës së Krishtlindjes

Dhjetra mijëra njerëz u mblodhën mbrëmë para qendrës Rokfeller të Nju Jorkut, për të parë ceremoninë tradicionale të ndezjes së dritave të Pemës së Krishtlindjes.

Në ceremoninë e mbrëmshme të Nju Jorkut, Kryetari i Bashkisë së qytetit, Majkëll Blumberg, ndihmoi në ndezjen e 30 mijë dritave të pemës, pas koncertit ku morën pjesë këngëtarë si Sheril Krou, Zhosh Groban, Kethrin Xhenkins dhe ylli i muzikës pop, adoleshentja Charis.

Bredhi 22 metra e gjysëm i lartë, dhuratë e banorëve të periferisë Mahopak të Nju Jorkut, Piter dhe Stefani Ekton, do të qëndrojë tek qendra Rokfeller deri më 7 janar. Piter, i cili ishte me grupin e zjarrfikësve gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, foli në ceremoni, duke thënë se ishte nder për të që të dhuronte Pemën Tradicionale për qytetin e Nju Jorkut dhe ai falënderoi njujorkezët për këtë.

Disa ditë më parë, në një ceremoni të ngjashme në Oregon, u zbulua një komplot për sulm me bombë. Kjo ishte një nga arsyet që ceremonia e Nju Jorkut u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

Ndezja e dritave të Pemës së Krishtlindjes është një ritual që ka filluar 78 vjet më parë në Nju Jork dhe shënon zyrtarisht fillimin e stinës së festave të fundvitit, që karakterizohet nga atmosfera e gëzimit dhe magjia për fëmijët.

XS
SM
MD
LG