Lidhje

Qëndrimet e kandidatëve republikanë për çështjet kryesore

  • Zëri Amerikës

Qëndrimet e kandidatëve republikanë për çështjet kryesore

Qëndrimet e kandidatëve republikanë për çështjet kryesore

Kandidatët republikanë për president kanë shprehur qëndrime të ndryshme për cështjet që kanë mbizotëruar fushatën dhe që shqetësojnë votuesit amerikanë.

Michele Bachmann

Emigracioni: Qëndrimi i zonjës Bachmann për emigracionin është i rreptë. Ajo do që të ngrihet një gardh përgjatë kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Kina: Ajo kritikon veprimet e Kinës në sistemin tregëtar ndërkombëtar.

Lindja e Mesme: Zonja Bachmann thotë se Pranvera Arabe i hapi rrugë konsolidimit të elementëve radikalë dhe se përpjekjet e Presidentit Barack Obama për një shtet palestinez mbështetur kryesiht në kufijtë e vitit 1967 tregon një qëndrim përbuzës ndaj Izraelit.

Afganistan: Sipas zonjës Bachmann, Shtetet e Bashkuara mund ta fitojnë luftën në Afganistan me një numër të caktuar trupash dhe mbështetjen e duhur financiare. Ajo ështe kundër tërheqjes së trupave brenda mandatit të zotit Obama.

Newt Gingrich

Emigracioni: Zoti Gingrich do që të dërgojë avionë pa pilotë dhe mijëra forca sigurie në shtetet kufitare.

Kina: Ka mbështetur marrëdhëniet tregëtare me Kinën por paralajmëron për pasoja duke pasur parasysh se Shtetet e Bashkuara kanë marrë hua massive nga Kina.

Lindja e Mesme: Zoti Gingrich është në favor të ndryshimit të regjimit në Iran dhe thotë se programi bërthamor i Iranit është një simptomë i problemeve më të mëdha.

Afganistan: Ai është kundër tërheqjes së shpejtë nga Afganistani.

John Huntsman

Emigracioni: Zoti Huntsman është kundër gardhit në kufi dhe thotë se dëbimi i emigrantëve të paligjshëm nuk është realist.

Kina: Thotë se ka ardhur koha që të mbahet një qëndrim i prerë me Kinën në lidhje më tregëtinë.

Lindja e Mesme: Zoti Huntsman thotë se sanksionet nuk do të frenojnë ambicjet bërthamore të Iranit dhe është kundër nxitjes amerikanë për procesin e paqes në këtë periudhë.

Afganistan: Thotë se në Afghanistan duhet të mbeten vetëm 15 mijë trupa amerikane.

Ron Paul

Emigracioni: Zoti Paul mbështet rritjen e sigurisë në kufi; është kundër amnistisë për emigrantët e paligjshëm, është kundër verifikimit elektronik të statusit të emigracionit për punësim.

Kina: Thotë se Kina është më kapitaliste se Shtetet e Bashkuara dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në rrugën e duhur.

Lindja e Mesme: Zoti Paul do të eliminonte krejtësisht ndihmën e huaj, përfshirë Izraelin dhe është kundër një procesi paqeje mes Izraelit dhe palestinezëve të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, si edhe kundërshton sanksionet ndaj Iranit.

Afganistan: Ka thënë se do t’i kthente shumicën e trupave aktualisht në vende të huaja, sa më shpejt të jetë e mundur.

Rick Perry:

Emigracioni: Është kundër gardhit në kufi. Si guvernator i Teksasit, lejoi që emigrant të paligjshëm në moshë universitare, të mund të studionin në universitete, në rrethana të caktuara.

Kina: E konsideron Kinën rrezikun më të madh të sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara.

Lindja e Mesme: Thotë se Izraeli nuk duhet të detyrohet të bëjë kompromis për paqë me palestinezët.

Afganistan: Ka kritikuar tërheqjen e planifikuar të trupave amerikane, por nuk ka thënë se sa trupa duhet të mbeten dhe për sa kohë.

Mitt Romney

Emigracioni: Është në favor të një gardhi në kufirin jugor dhe për marrjen e masave ndaj atyre që punësojnë punëtorë pa dokumenta.

Kina: Është në favor të tarifave ndaj mallrave kineze dhe do që Kina të shpallet një manipuluese e monedhës.

Lindja e Mesme: Ndalesa e parë për të nëse bëhej President, do të ishte Jeruzalemi për të dëshmuar angazhimin amerikan ndaj Izraelit. Thotë se ndryshimi i regjimit në Iran është i domosdoshëm.

Afganistan: Thotë se do të garantonte një nivel të nevojshëm trupash për të siguruar përparimin dhe për të kompletuar misionin amerikan. Sipas tij trupat duhet të qëndrojnë derisa krerët ushtarakë të thonë se misioni është realizuar.

Rick Santorum

Emigracioni: Është pro gardheve të mëtejshme në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës dhe kundër programit për punësim sezonal.

Kina: Thotë se Shtetet e Bashkuara kanë një detyrim moral të sfidojnë socializmin kinez dhe do ta bënte më të rreptë qëndrimin ushtarak ndaj Kinës në Detin e Kinës jugore.

Lindja e Mesme: Do sanksione më të forta në Iran dhe mbështetje më të madhe ndaj forcave prodemokratike në Iran.

Afganistan: Mendon se trupat duhet të tërhiqen më ngadalë sesa c’po planifikon Presidenti Obama.

XS
SM
MD
LG