Lidhje

Festivali i qershive në Young te Australisë


Mbas dy viteve me klimë jo të mirë për të mbjellat, rritësit e qershive në qytetin Young të Australisë shpresojnë se mbarësia në prodhimtari është kthyer përsëri. Optimizmi i tyre ishte i dukshëm në festivalin e larmishëm të qershive këtë vit, që u organizua në këtë qytet.

Në festivalin e qershive për këtë vit në Welsin e ri jugor në Australi, pati shumë ushqime që si produkt bazë kishin qershitë. Banorja Tiffany Cole, e cila është kampione në ngrënien e byrekut të qershisë thotë se çdo gjë në qytetin Young ishte organizuar shumë mirë.

Young njihet si kryeqyteti i qershive në Australi. Rajoni prodhon rreth një të tretën e prodhimit total të qershive në rang vendi dhe banorët janë krenar për prodhimin e qershive.

Scott Coupland, zëdhënës për shoqatën e rritjes së qershive në këtë rajon, thotë se tani është sezoni më i mirë për mbledhjn e qershive. Ai thotë se ky vit ka qenë i mbarë krahasuar me dy vitet e kaluara që kanë patur prodhimtari të ulët.

“Dy vite e kaluara kemi patur prodhim të ulët, pasi vera ka qenë e lagësht. Por këtë vit kemi një sezon normal veror, kemi një klimë më të ngrohtë dhe kështu krijohen kushte të mira për rritjen e qershive”.

Koha e keqe dhe prodhimet e ulëta të dy viteve të fundit sollën që disa prej bujqërve të zonës të falimentonin.

“Kemi parë disa prej bujqërve që të linin biznesin e mbarërritjes së qershive, disa të tjerë u detyruan të zhvendosen.”

Rreth 10 mijë njerëz morën pjesë në këtë festival për të mbështetur qytetin dhe fermerët e tij.

Vizitorët provuan të gjitha produktet e prodhuara me frutin e qershisë, si byrek me qershi ose reçel qershie.

Këtë vit parada e festivalit të qershive u dedikohej atyre që rrisin dhe kultivojnë qershitë.
XS
SM
MD
LG