Lidhje

Qetësi ngjethëse në Japoni, frikë rreth reaktorëve bërthamorë

  • Stiv Herman

Qetësi ngjethëse në Japoni, frikë rreth reaktorëve bërthamorë

Qetësi ngjethëse në Japoni, frikë rreth reaktorëve bërthamorë

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steven Herman, ka jetuar për shumë vite në Japoni. Ai u nis menjëherë për në vendin e ngjarjes pas raporteve të para për tërmetin me magnitudë 8.9 dhe cunamin katastrofik që pasoi.

Një qetësi ngjethëse ka mbuluar Fukushimën, këtë qytet në verilindje të Japonisë. Dhjetra mijëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre, një ditë pas goditjes nga tërmeti më i fortë, i regjistruar ndonjëherë në Japoni dhe cunami që pasoi duke shkatërruar dhe marrë me vete fshatrat e brigjeve lindore.

Frika më e madhe këtu, tani për tani, nuk vjen nga pasgoditjet e tërmetit dhe paralajmërimet e vazhdueshme të cunamit, por nga mundësia e radioaktivitetit bërthamor.

Një ose më shumë reaktorë bërthamorë në Fukushima mund të jenë pranë shpërthimit ose në një shkallë edhe më të rrezikshme. Reaktori numër një ka shpërthyer, duke lënë të shtunën katër të plagosur.

Kjo vjen pasi vendi ende vuan nga “alergjia bërthamore” e vitit 1945, kur mbi Hiroshima dhe Nagasaki u lëshuan bombat me uranium dhe plutonium nga avionë amerikanë, duke shënuar kështu fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Trauma e disfatës bërthamore la një plagë fizike dhe emocionale, e kuruar vetëm nga shkalla e lartë e pacifizmit dhe angazhimit të Japonisë për të mos zhvilluar asnjë lloj armatimi bërthamor në të ardhmen. Por për sa i përket prodhimit të energjisë elektrike, Japonia ka ndjekur një rrugë tjetër, duke përqafuar energjinë atomike si mënyrë për të kompensuar mungesën e burimeve të nevojshme natyrore për të gjeneruar mjaft energji për ripërteritjen e ekonomisë së saj të pasluftës.

Energjia bërthamore për përdorime paqësore e ndihmoi Japoninë të bëhej ekonomia e dytë më e madhe e botës, megjithëse kohët e fundit ka rënë në vend të tretë pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Japonia ka ndërtuar më shumës e 50 uzina të energjisë bërthamore, megjithë shqetësimet e shprehura nga disa japonezë se reaktorët bërthamorë pranë shtresave tektonike nuk janë një kombinim i sigurt.

Tani rezultati i kësaj frike duket se është një realitet i qartë. Ndërkohë që banorët evakuuohen, batalionet e punonjësve të shpëtimit, si vendas ashtu edhe të huaj, po shkojnë në Fukushima. Megjithë kërcënimin e rëndë bërthamor, qyteti është arenë e përpjekjeve të papara në historinë njerëzore të kërkim-shpëtimit.

Fukushima është aeroporti më i rëndësishëm që vazhdon të jetë i hapur në zonën e goditur më rëndë.

Cunami që goditi zonën 30 kilomera në lindje përpiu të gjitha komunitetet, shumca të dëmtuar rëndë nga tërmeti i fuqishëm që i tronditi ato vetëm disa minuta më parë. Shakatërrimet u regjistruan në video nga ushtria dhe me helikopter nga ekipet e medias, që fluturuan përmbi skenat e pabesueshme, të pafuqishëm për të ndërhyrë.

Më shumë se 50 vende janë zotuar se do t’i japin ndihmë Japonisë. Shumica e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe furnizimeve do të kryejnë punën e tyre nga ajri që pritet të vazhdojnë disa javë.

Shumë nga trupat që i morrën ujrat nuk do të gjenden kurrë. Disa të mbijetuar do të jenë të traumatizuar rëndë, të plagosur dhe të uritur. Pak fatlunë mund të nxirren nga rënojat e ndërtesave. Kjo është një dramë si ato që kanë përjetuar ndër vite Meksika, Turqia, Indonezia, Kina dhe, vetëm pak javë më parë, Zelanda e Re.

XS
SM
MD
LG