Lidhje

Qeveria Amerikane i ka derguar kompanisë BP një faturë tjetër


Administrata e presidentit Obama i ka derguar kompanisë BP një faturë për 51 milion dollarë, për shpenzimet e qeverisë gjatë përpjekjeve për të ndaluar rrjedhën e naftës që po ndot Gjirin e Meksikës.

Njoftimi të henën i Shtepisë së Bardhë thotë se kjo është fatura e tretë derguar kompanisë BP. Dy faturat e meparshme kapin shumën prej 71 milion dollarësh dhe janë paguar plotësisht.

Fatura e re rradhit shpenzimet për reagimet ndaj rrjedhës së naftës nga ana e agjencive federale dhe disa agjencive shtetërore. Shpenzimet po ashtu përfshijnë kompensime për fondin e caktuar nga qeveria për të kompensuar njerëzit dhe bizneset për demet e shkaktuara nga rrjedha e naftës.

Kompania BP tha të henën se ka shpenzuar 2 miliard dollarë në reagimet ndaj rrjedhës së karburanit, e cila ndodhi nga shpërthimi në një platformë pluskuese shpimi disa muaj më parë. 11 njerëz humbën jetën nga ai shpërthim.

XS
SM
MD
LG