Lidhje

Qeveria Berluskoni në prag të votëbesimit

  • Zëri Amerikës

Qeveria Berluskoni në prag të votëbesimit

Qeveria Berluskoni në prag të votëbesimit

Kryeministri italian Silvio Berluskoni tha se qëndrueshmëria politike është e nevojshme në mesin e një krize politike. Ai i bëri komentet gjatë një fjalimi në parlament në prag të votbesimit për qeverinë që pritet të zhvillohet nesër.

Parlamenti italian filloi një debat dyditësh i cili do të mbyllet nesër me një votëbesim në të dyja dhomat. Zoti Berluskoni përballet me votëbesimin pas prishjes dramatike me ish-aleatin e tij të ngushtë, Xhanfranko Fini, bashkëthemeluesin e partisë së qendrës së djathtë, Njerëzit e Lirisë. Zoti Fini u largua nga koalicioni verën e kaluar.

Duke folur sot në Senat, kryeministri italian tha se do ta kuptonte arsyen e një votëbesimi nëse opozita do të ishte e sigurt në besimin se kjo mund të çonte në formimin e një shumice të re, por nuk e kuptoj argumentin e atyre që duan të nisin patjetër një krizë.

Zoti Berluskoni u bëri thirrje ligjvënësve të tregohen politikisht të përgjegjshëm dhe t’i japin përsëri besimin qeverisë së tij. Rreziqet për qeverinë e tij janë më të mëdha në Dhomën e Deputetëve ku përçarja është e tillë që mund të mos i japë atij shumicën.

"Në një krizë politike, secili mendon për veten, sepse ata nuk mendojnë për Italinë por vetëm për veten. E njëjta gjë edhe me Berlusconin”, thotë Roberto, banor i Romës.

Votimi i nesërm pritet të jetë me rezultat mjaft të ngushtë, prandaj zoti Berluskoni po përpiqet të bindë ligjvënësit e pavendosur, gjë që është bërë shkak për akuza lidhur me shitblerje votash.

Zoti Fini tha dje se kryeministri Berluskoni synon të kapet pas pushtetit vetëm e vetëm për t’ju shmangur gjyqeve për kundravajtje penale që lidhen me bizneset e tij. Por zoti Berluskoni parashikon se do të fitojë

XS
SM
MD
LG