Lidhje

Buxheti i Irlandës për 2011-shkurtime të shërbimeve sociale, taksa më të larta


Buxheti i Irlandës për 2011-shkurtime të shërbimeve sociale, taksa më të larta
Buxheti i Irlandës për 2011-shkurtime të shërbimeve sociale, taksa më të larta

Qeveria e Irlandës bëri publike buxhetit e vitit 2011 që bënë thirrje për shkurtime të mëdha të shërbimeve sociale dhe taksa më të larta.

Sot ministri i financave Brian Leinhan i dorëzoi buxhetin parlamentit irlandez, pjesë e një plani katër vjeçar për shkurtimin e defiçitit të Irlandës duke respektuar kushtet e ndihmës financiare ndërkombëtare prej 90 milionë dollarësh për të cilën u ra dakort kohët e fundit.

Por ministri Leinhan pohoi se vendi me një popullësi prej 4,5 milionë banorësh përballet me kohë të vështira dhe traumatike si rezultat i krizës fiskale që ka lënë vendin me defiçitin më të lartë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shkurtimet e shpenzimeve qeveritare me vlerë prej 6 miliardë dollarësh do të rezultojnë në uljen e pagesave të ndihmës sociale dhe reduktimin e pagava minimale. Përveç kësaj, afërsisht 2,2 milionë punëtorë irlandezë të cilët tani nuk paguajnë taksa në të ardhurat e tyre do të duhet t’i paguajnë ato, masë e cila do të siguroi rreth 2 miliardë dollarë për qeverinë e përfshirë nga borxhet.

XS
SM
MD
LG