Lidhje

Qeveria e Italisë miraton masa shtrënguese ekonomike

  • Zëri Amerikës

Qeveria e Italisë miraton masa shtrënguese ekonomike

Qeveria e Italisë miraton masa shtrënguese ekonomike

Kryeministri i Italisë, Mario Monti, tha se qeveria e tij ka miratuar një paketë masash emergjente buxhetore prej 30 milriadë eurosh që do ta ndihmojë Italinë të mos përfundojë në falimentim.

Zoti Monti tha dje se masat përfshijnë shkurtime të menjëherëshme të buxhetit si dhe masa të rëndësishme për të luftuar shmangijen e taksave. Për të ndihmuar në shkurtimin e shpenzimeve, zoti Monti tha gjithashtu se nuk do ta marrë rrogën e kryeministrit.

Masat do t’i paraqiten parlamentit për miratim.

Zoti Monti e kaloi fundjavën duke informuar partitë politike, sindikatat, grupet e biznesit, lobet e konsumatorëve dhe të tjerë.

Greqia, Irlanda dhe Portugali janë detyruar të marrin ndihma shpëtimi nga ndërkombëtarët gjatë 18 muajve të fundit. Frikën kryesore për udhëheqësit evropianë e përbën tani Italia, ekonomia e tretë më e madhe e kontinentit, që mund të ketë nevojë për një paketë shpëtimi financiar për të shmangur mospagimin e borxhit, një krizë që do të kërcënonte bashkimin monetar të kontinentit dhe do të rikthente recesionin në mbarë botën.

XS
SM
MD
LG