Lidhje

Qeveria e kryeministrit Papandreu fiton votëbesimin e parlamentit grek


Qeveria e kryeministrit Papandreu fiton votëbesimin e parlamentit grek
Qeveria e kryeministrit Papandreu fiton votëbesimin e parlamentit grek

Kryeministri grek Xhorxh Papandreu ka fituar një votë të rendësishme besimi në parlamentin e vendit për qeverinë e re të martën, duke bërë më të sigurtë miratimin e reformave ekonomike të debatuara.

155 ligjvënës shprehën mbështetjen për qeverinë e re ndërkohë që 143 votuan kundër dhe dy abstenuan. Sikurse pritej, votimi ishte i kufizuar përgjatë linjave partiake. Miratimi erdhi pas një debati të ashpër i cili bëri që disa pjestarë të opozitës të braktisnin kuvendin.

Mijëra grekë që ndodheshin të grumbulluar para parlamentit reaguan me zemërim kur u shpall rezultati i votimit. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë një grup protestuesish që dolën nga tubimi i madh. Zoti Papanderu po u lërkon ligjvënësve që të miratojnë paketën e tij të shkurtimit të shpenzimeve, rritjen e taksave dhe shitjen e aseteve shtetërore. Miratimi do të sigurojë këstin prej 17 miliard dollarësh nga paketa e ndihmës prej 160 miliard dollarësh e vitit të kaluar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Ministrat e financave të eurozonës kanë thënë se do të votojnë paketën vetëm nëse Greqia miraton reforma të tjera ekonomike.

Zoti Papandreu paralajmëroi parlamentin se Greqia do të përballet me falimentim dhe nuk do të jetë në gjendje të paguajë borxhet muajin që vjen nëse dështon të mbështesë reformat e tij dhe të sigurojë pagesën e huave.

Opozita dhe disa pjestarë të Partisë Socialiste të zotit Papandreu thonë se reformat nuk do të funksionojnë.

Miliona grekë të thjeshtë kanë zhvilluar protesta mbarë kombëtare dhe janë të zemëruar se atyre po u kërkohen sakrifica të mëtejshme.

Analistët e ekonomisë thonë se falimentimi i Greqisë mund të nxisë një krizë tjetër financiare globale.

XS
SM
MD
LG