Lidhje

Qeveria e Maqedonisë përshëndet marrëveshjen e arritur midis Serbisë dhe Kosovës

  • Isak Ramadani

Qeveria e Maqedonisë përshëndet marrëveshjen e arritur midis Serbisë dhe Kosovës

Qeveria e Maqedonisë përshëndet marrëveshjen e arritur midis Serbisë dhe Kosovës

Qeveria e Maqedonisë ka përshëndetur marrëveshjen e arritur midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.

Përmes një komunikate, ministria e jashtme maqedonase vlerësoi sot marrëveshjen si të dobishme për përforcimin e qëndrueshmërisë dhe bashkëpunimit në rajon.

“Marrëveshja e arritur midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetsimin e BE-së paraqet shembull konkret se si me anë të bisedimeve direkte dhe dialogut konstruktiv mund të zgjidhen çështjet e hapura në rajon”, thuhet në deklaratë.

Edhe partia Bashkimi Demokratik për Integrim e ka përshëndetur marrëveshjen duke thënë se me anë të saj Kosova njihet edhe nga Serbia, gjë që sipas kësaj partie"hap rrugën për njohje edhe nga vendet tjera të Bashkimit Evropian”.

Partia Rilindja Demokratike Kombëtare e quan një marrëveshje e cila degradon pavarësinë dhe shkurajon njohjet e reja të shtetit të Kosovës. Partia shqiptare e opozitës në Maqedoni mendon se faktori ndërkombëtar ka ndryshuar thelbësisht qëndrimin duke favorizuar argumentet e Serbisë.

XS
SM
MD
LG