Lidhje

Qeveria e Maqedonisë pritet të tërheqë vendimin për ndalimin e importit të disa mallrave nga Kosova

  • Isak Ramadani

Qeveria e Maqedonisë pritet të tërheqë vendimin për ndalimin e importit të disa mallrave nga Kosova

Qeveria e Maqedonisë pritet të tërheqë vendimin për ndalimin e importit të disa mallrave nga Kosova

Maqedonia filloi të refuzojë importin e miellit nga Kosova në muajin gusht, me qëllim të mbrojtjes së prodhimit vendas.

Ndërkohë, autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se do të përgjigjen me masa të njëjta. Autoritetet dhe bizneset kosovare e kanë kritikuar vendimin e Shkupit si të padrejt dhe në kundërshtim me marrëveshjen në mes të dy vendeve për tregti të lirë.

Ministri i Ekonomisë në Qeverinë e Maqedonisë, Valon Saraçini, tha se në një mbledhje të shpejtë të qeverisë do të ndërpritet kjo masë me qëllim të ruajtjes së marrëdhënieve të mira ekonomike me Kosovën.

Mendohet se nga vendosja e kësaj mase, kompanitë kosovare të kenë pësuar një humbje prej rreth një milionë Eurosh. Kosova është për Maqedoninë një treg kryesor, ku transporton mallra me vlerë prej rreth 400 milion Eurosh brenda vitit.

XS
SM
MD
LG