Lidhje

Qeveria egjiptiane përpiqet të rivendosë normalitetin në Kajro

  • Zëri Amerikës

Qeveria egjiptiane përpiqet të rivendosë normalitetin në Kajro

Qeveria egjiptiane përpiqet të rivendosë normalitetin në Kajro

Qeveria egjiptiane po përpiqet të rivendosë një farë normaliteti në Kajro pas protestave dyjavore të opozitës, duke rihapur bankat dhe inkurajuar njerëzit të shkojnë në punë.

Autoritetet egjiptiane hapën sot disa banka në kryeqytet për herë të parë pas një jave. Qeveria u ka dhënë urdhër bankave të kufizojnë tërheqjet e parave dhe orarin e shërbimit.

Edhe trafiku u rikthye në rrugët e pjesës qendrore të Kajros. Zyrtarët e financave kishin planifikuar rihapjen e bursës egjptiane të hënën por ndryshuan mendim dhe nuk kanë dhënë ndonjë datë të re.

Bursa e Kajros pësoi një rënie dramatike në fund të muajit janar me fillimin e protestave antiqeveritare, duke humbur 12 miliardë dollarë brenda dy ditëve para se të mbyllej nga autoritetet.

XS
SM
MD
LG