Lidhje

Qeveria gjermane zgjat përdorimin e energjisë bërthamore

  • Zëri Amerikës

Qeveria gjermane zgjat përdorimin e energjisë bërthamore

Qeveria gjermane zgjat përdorimin e energjisë bërthamore

Qeveria e koalicionit e kancerales gjermane Angela Merkel ra dakord ta zgjasë afatin e përdorimit të 17 centraleve bërthamore të Gjermanisë,
ndërkohë që po zhvillohet teknologjia e energjisë së ripërtëritshme.

Koalicioni i qendrës së djathtë i zonjës Merkel e arriti marrëveshjen dje, pas një sesioni negociatash maratonë. Sipas marrëveshjes, centralet bërthamore do të përdoren edhe për mesatarisht 12 vjet të tjerë. Udhëheqësit e opozitës dhe disa ambjentalistë kanë protestuar ndaj vendimit dhe gjermanët në përgjithësi janë skeptikë për sigurinë e energjisë bërthamore.

Qeveria e mëparshme gjermane e qendrës së majtë pat vendosur t'i mbyllte të gjitha centralet bërthamore deri në vitin 2021. Çështja e përdorimit të energjisë bërthamore ze vend qendror në strategjinë e zonjës Merkel për energjetikën. Kancelarja gjermane, partia e së cilës ka pësuar rënie në anketimet e publikut, duhet ta bindë Dhomën e Lartë të Parlamentit gjerman lidhur me përfitimet e planit të energjisë bërthamore.

XS
SM
MD
LG