Lidhje

Qeveria greke merr masa për ristrukturimin e borxhit

  • Zëri Amerikës

Qeveria greke merr masa për ristrukturimin e borxhit

Qeveria greke merr masa për ristrukturimin e borxhit

Qeveria greke po merr masa për ristrukturimin e borxhit dhe shumë shpejt mund të sigurojë miratimin e një financimi ndërkombëtar prej rreth 85 miliardë dollarësh.

Kryeministri grek Jorgos Papandreu i tha sot gazetarëve se Greqia ndodhet në një pikë kritike dhe se një vit pasi Athina arriti të sigurojë një pagesë prej 158 miliardë dollarësh, qeveria e përfshirë në krizë, po kërkon më tepër ndihma për operacionet e saj gjatë dy viteve të ardhshme.

Përfaqësues nga Banka Qendrore Evropiane dhe FMN-ja kanë shkuar në Greqi për të rishikuar mënyrën se si po e trajton vendi çështjen e borxhit. Të dy institucionet financiare botërore po ashtu mund ta shtyjnë afatin që i kanë lënë në dispozicion Greqisë për të paguar huatë e vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG