Lidhje

Qeveria italiane fitoi një votëbesim të rëndësishëm parlamentar


Qeveria italiane fitoi një votëbesim të rëndësishëm parlamentar
Qeveria italiane fitoi një votëbesim të rëndësishëm parlamentar

Qeveria italiane fitoi sot me shumicë dërrmuese një votëbesim të rëndësishëm parlamentar mbi një paketë masash ekonomike shtrënguese që synon të ndihmojë gjendjen financiare të ekonomisë së tretë më të madhe të Evropës.

Dhoma e ulët e parlamentit miratoi sot me 495 vota pro dhe 88 kundra paketën e propozuar nga qeveria, e cila kap vlerën e 40 miliardë dollarëve. Senati do të votojë mbi këtë paketë javën e ardhshme.

Qeveria e Kryeministrit Mario Monti gëzon një mbështetje të gjerë në të dyja dhomat e parlamentit dhe ajo ka kërkuar një sërë rritjesh të taksave, ulje të shpenzimeve dhe reforma të sistemit të pensioneve, për të përmbushur premtimet mbi buxhetin italian brenda vitit 2013.

XS
SM
MD
LG