Lidhje

Sudan i Jugut: Qeveria përparon ndaj rebelëve


Qeveria e Sudanit të Jugut thotë se ushtria qeveritare ka rimarrë nën kontroll një nga dy kryeqytetet shtetërore, që ishin futur nën kontrollin e ushtarëve rebelë që javën e kaluar.

Qeveria tha përmes një mesazhi në Twitter se forcat e saj kontrollojnë përsëri Borin, kryeqyteti i shtetit Jonglei dhe po sprapsin forcat rebele.

Një stacion lokal radioje tha se në qytet ka pasur luftime dhe se dëshmitarët thonë që rebelët janë tërhequr.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi dje për një rezolutë për të dërguar 5500 paqeruajtës shtesë në Sudanin e Jugut, duke çuar numrin total të trupave në 12500 ushtarë.

Luftimet që pasuan njoftimet për një tentativë për grusht shteti kanë lënë qindra të vdekur dhe kanë zhvendosur mbi 80 mijë vetë, ndërkohë që ka njoftime se dhuna vazhdon mes grupeve etnike Dinka dhe Nuer.

Shtetet e Bashkuara thonë se 150 marinsa janë dërguar në Xhibuti, gati për t’u futur në Sudanin e Jugut për të evakuuar amerikanët dhe për të mbrojtur objektet amerikane.
XS
SM
MD
LG