Lidhje

SHBA: Mbyllja e qeverisë, ndikimi tek ekonomia


Analistë amerikanë thonë se ajo i kushtoi ekonomisë amerikane miliarda dollarë dhe se pasiguria në lidhje me veprime të mëtejshme mund ta dëmtojnë atë edhe më shumë

Analistë amerikanë thonë se mbyllja e pjesshme e qeverisë për 16 ditë i kushtoi ekonomisë amerikane miliarda dollarë dhe se pasiguria në lidhje me veprime të mëtejshme të qeverisë mund ta dëmtojnë atë edhe më shumë.

Ndikimi i plotë ekonomik i mbylljes së qeverisë është ende duke u vlerësuar dhe të dhënat e deritanishme janë të ndryshme. Por kompania e vlerësimit të kreditit Standard & Poor tha se kriza hoqi të paktën 24 miliardë dollarë prej ekonomisë më të madhe në botë dhe ngadalësoi normën e rritjes ekonomike të vendit. Një kompani tjetër studimesh, Macroeconomic Advisers, dha një shifër prej 12 miliardë dollarësh.

Ndërkohë që 800 mijë punonjësit qeveritarë do të paguhen për periudhën e lejes së detyruar, ekonomistët thonë se disa biznese të prekura nga mbyllja e qeverisë nuk do të jetë në gjendje të rimarrin humbjet e tyre.
XS
SM
MD
LG