Lidhje

Qeveria e Pakistanit përpiqet të mbijetojë

  • Zëri Amerikës

Qeveria e Pakistanit përpiqet të mbijetojë

Qeveria e Pakistanit përpiqet të mbijetojë

Qeveria e Pakistanit po përpiqet të qëndrojë në pushtet, pas largimit nga koalicioni të njërës prej partive partnere. Për këtë arsye, koalicioni në pushtet ka humbur shumicën që kishte në Parlament.

Kryeministri Jusuf Raza Gilani i Partisë së Popullit Pakistanez u takua sot me udhëheqësit e opozitës, në përpjekje për ta shpëtuar koalicionin dhe për të shmangur mundësinë e humbjes së votëbesimit.

Zoti Gilani zhvilloi bisedime me dy partitë më të mëdha të opozitës, përfshirë Partinë Liga Myslimane të udhëheqësit pakistanez Navaz Sharif. Pas takimit, kryeministri Gilani u tha gazetarëve se udhëheqësit e opozitës nuk duan që sistemi demokratik të devijojë dhe ka në plan të takohet nesër për të diskutuar për gjendjen politike.

Qeveria e Pakistanit mori dje një goditje, kur partia më e madhe e koalicionit qeverisës, MQM, njoftoi se i dha fund partneritetit me qeverinë. Partia MQM ka patur mosmarrëveshje me qeverinë lidhur me reformën e taksave, rritjen e çmimit të karburantit dhe përpjekjeve për përmirësimin e sigurisë.

XS
SM
MD
LG