Lidhje

Shqipëri: Qeveria propozon amnisti fiskale, kërkon konsensusin e opozitës


Shqipëri: Qeveria propozon amnisti fiskale, kërkon konsensusin e opozitës

Shqipëri: Qeveria propozon amnisti fiskale, kërkon konsensusin e opozitës

Qeveria shqiptare paraqiti sot dy variante të reja të amnistisë fiskale, si një përpjekje për të lehtësuar punën e bizneseve të vogla e të mëdha, duke kërkuar edhe votat e opozitës për ta miratuar së bashku në parlament. Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje opozitës socialiste që “të studiojë variantin e qeverisë, të bëjë ndryshime sipas pikëpamjeve të veta, dhe ta miratojnë së bashku amnistinë fiskale me 3/5 e votave”, siç e kërkon Kushtetuta. Ai tha që “nëse opozita nuk i bashkohet amnistisë konsensuale, atëherë qeveria do të bëjë një falje borxhesh me një ligj me shumicën e thjeshtë të votave”. Sipas tij, “amnistia fiskale do të përjashtojë bizneset e lidhura me pushtetarë dhe ish- pushtetarë dhe së dyti amnistia do të parandalojë pastrimin e parave krimimale nga trafiqet dhe droga”.

Projekti i qeverisë parashikon amnisti dhe falje të plotë të borxheve, gjobat dhe taksave të vjetra për biznesin e vogël. Projekti synon me këtë aministi që të goditet korrupsioni dhe që bizneset, pasi të çlirohen nga gjobat, të deklarojnë punëtorët që punojnë në të zezë, dhe të fillojnë nga zero të paguajnë taksat rregullisht. Biznesi i vogël clirohet plotësisht nga detyrimet, sipas këtij projekti, sepse është gjeneratori kryesor i punësimit dhe zë 80 për qind të bizneseve të vendit. Studimi ka nxjerrë në dritë faktin që biznesi i vogël është edhe më vitali krahasuar me të tjerët dhe forcohet përherë e më shumë sa herë i janë ulur taksat apo i falen borxhet.

Ideja për një amnisti fiskale të përmasave të mëdha po diskutohet në Shqiprëi qysh prej 2000. Ka më shumë se 10 vjet që ekspertët po përpiqen të gjejnë një rrugëdalje për tregjet e bllokuara nga pronat e palegalizuara dhe nga paratë e mbledhura pa ndonjë origjinë të qartë biznesi. Sipas të dhënave të fundit për këtë temë, mendohet se janë mbi 10 miliardë dollarë pasuritë e palegalizuara e të ngurtësuara në ndërtime apo forma të tjera, që nuk paguajnë taksa, dhe rreth 2 miliardë euro të tjera fatura të prapambetura të një morie detyrimesh fiskale që bizneset e mëdha nuk ia shlyejnë shtetit, sepse nuk kanë dokuemtacion të rregullt për origjinën e tyre.

Specialistët e ekonomisë e kanë parë gjithnjë me optimizëm të përmbajtur amnistinë fiskale si një mënyrë që do të clirojë tregjet dhe do të zhvillojë ekonominë. Por nga ana tjetër, kanë shqetësimin se nën vellon e aministisë biznese të ndryshme mund të legalizojnë veprimtari të parregullta, madje një pjesë e tyre mund të përpiqen të pastrojnë paratë pa origjinë të qartë.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG