Lidhje

Qeveria siriane bën përpjekje të reja për shtypjen e protestuesve


Qeveria siriane bën përpjekje të reja për shtypjen e protestuesve
Qeveria siriane bën përpjekje të reja për shtypjen e protestuesve

Në qytetin Rastan të Sirisë janë dëgjuar shpërthime dhe të shtëna me mitraloz, pasi forcat qeveritare, të ndihmuara nga tanket, ndërmorën një përpjekje për të shtypur protestuesit.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se të paktën 20 persona janë plagosur. Rastani ndodhet midis qyteteve Homs dhe Hama, ku ka patur protesta të vazhdueshme anti-qevertiare kundër presidentit Bashar al Asad.

Operacioni i ushtrisë ndodh një ditë pasi Ministri i Jashtëm i Sirisë fajësoi gjatë një fjalimi në OKB kryengritësit e armatosur për gjendjen në vendisn e tij dhe kritikoi ashpër Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evroian për vendosjen e sanksioneve.

XS
SM
MD
LG