Lidhje

Qeveria siriane do të lejojë formimin e partive të tjera

  • Zëri Amerikës

Qeveria siriane do të lejojë formimin e partive të tjera

Qeveria siriane do të lejojë formimin e partive të tjera

Qeveria siriane miratoi një projekt-ligj që do të lejojë formimin e partive të tjera politike përveç asaj Bath në fuqi, e cila për dekada ka kontrolluar jetën politike të vendit.

Projekt-ligji i disa partive është përpjekja e fundit e pajtimit nga ana e presidentit Bashar al-Assad ndaj protestave mbi katër mujore kundër qeverisë së tij.

Por miratimi i reformës erdhi ndërsa forcat siriane të sigurisë arrestuan dhjetra protestues në qytetet në mbarë vendin.

Grupet e të drejtave të njeriut thanë se forcat siriane kanë vrarë të paktën 1 mijë e 600 civilë gjatë protestave ndërsa qeveria fajëson për pjesën në të madhe të dhunës terroristët dhe islamistët që thotë se kanë vrarë qindra njerëz nga personeli i sigurisë.

XS
SM
MD
LG