Lidhje

Qeveria siriane hedh poshtë planin e Lidhjes Arabe për largimin e Bashar al Assadit


Qeveria siriane hedh poshtë planin e Lidhjes Arabe për largimin e Bashar al Assadit
Qeveria siriane hedh poshtë planin e Lidhjes Arabe për largimin e Bashar al Assadit

Qeveria siriane ka hedhur poshtë një plan të Lidhjes Arabe, sipas të cilit presidenti Bashar al Assad duhet t’ia kalojë pushtetin zëvendësit të tij, duke e akuzuar Lidhjen Arabe se po përpiqet të ndërhyjë në punët e brendshme të vendit.

Televizioni shtetëror i Sirisë ka cituar sot zyrtarët sirianë që kanë hedhur poshtë nismën e propozuar, duke e quajtur atë “ një ndërhyrje flagrante”. Një ditë më parë, ministrat e jashtëm të Lidhjes Arabe i bënë thirrje qeverisë së Sirisë që të fillojë një dialog kombëtar me opozitën brenda dy javëve dhe të formojë një qeveri të re brenda dy muajsh.

Ky veprim do të paraprinte zgjedhjet e hershme parlamentare dhe presidenciale në Siri. Ministri i Jashtëm i Katarit tha se Lidhja Arabe ka në plan ta çojë nismën për miratim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ndërkaq, ministri i jashtëm i Arabisë Saudite njoftoi se vendi i tij do të tërheqë vëzhguesit nga Siria.

XS
SM
MD
LG