Lidhje

Qeveria siriane kërkon garanci para zbatimit të marrëveshjes


Qeveria siriane tha se do siguri tejet të larta që kryengritësit do t’i ndalojnë luftimet përpara se të zbatojë tërheqjen e trupave për të cilën ka rënë dakort presidenti Bashar al Assad.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Jihad Makdessi tha sot se njoftimet paraprake që Damasku dëshiron t’i tërheqë trupat nga qytetet dhe rrethinat deri në datën 10 prill, ishin të gabuara.

Ai tha se i dërguari i Lidhjes Arabe dhe Kombeve të Bashkuara Kofi Annan dështoi që të jepte një “ garanci të shkruar në lidhje me ndalimin e dhunës nga grupet e armatosura dhe ndalimin e zjarrit nga ata që i mbështesin”. Zoti Makdessi tha se Siria nuk do të lejojë përsëritjen e asaj që ndodhi gjatë vizitës së një grupi vëzhguesish në Janar, ku ai tha se qeveria tërhoqi trupat vetë për të parë se si rebelët u riarmatosën dhe morën kontrollin “ e gjithë zonës”.

Kombet e Bashkuara nxorën një deklaratë presidenciale javën e kaluar ku shtrohej mundësia e “ ndërmarrjes së hapave të mëtejshëm” nëse Siria nuk zbaton planin me 6 pika të zotit Annan, për të cilin Damasku ra dakord në 25 mars. Kjo deklaratë i ka bërë thirrje të gjitha palëve, mes tyre edhe opozitës, për të ndalur dhunën brenda dy ditëve pasi qeveria siriane të përmbushi të gjitha masat e nevojshme.

Gjithashtu, sot aktivistët thanë se trupat siriane vazhduan të sulmojnë rajone në veri dhe në qendër të vendit, duke vrarë e plagosur dhjetra njerëz.

XS
SM
MD
LG