Lidhje

Armëpushimi në Siri po dështon

  • Zëri Amerikës

SYRIA

SYRIA

Ndërsa armëpushimi në Siri po dështon, forcat siriane shtuan sulmet e tyre ndaj bazave të opozitës sot, ndërsa një ekip paraprak vëzhguesish ndërkombëtarë punonte për të zgjeruar misionin në vend.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe aktivistë thotë se të paktën dy vetë u vranë nga dhuna e sotme. Ata thonë se forcat besnike të Presidentin Bashir al-Assad vazhduan bombardimin në rajonin Homs dhe në provincën Idlib pavarësisht nga armëpushimi që hyri në fuqi para pesë ditësh.

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga i dërguari ndërkombëtar Kofi Annan parashikon që forcat qeveritare dhe opozita të ndalë sulmet. Zoti Annan është në Doha për të raportuar tek Lidhja Arabe për Sirinë.

Në Damask, kreu i ekipit paraprak të 6 vëzhguesve të OKB-së tha se do të duhej kohë që vëzhguesit të arrinin në zonat më të prekura.


XS
SM
MD
LG