Lidhje

Qindra kinezë kanë dërguar mesazhe të panumërta në faqen që Presidenti Obama ka në rrjetin Google-plus

Qindra kinezë kanë dërguar mesazhe të panumërta në faqen që Presidenti Barack Obama ka në rrjetin social Google-plus, pasi Kina mesa duket e zhbllokoi këtë shërbim.

Google-plus nuk mund të përdorej në Kinë që kur u krijua vitin e kaluar, mesa duket i bllokuar nga sistemi i rreptë i censurës i shtetit komunist.

Por ditët e fundit, qasja në këtë rrjet ka qenë e mundur ose sepse Kina e ka zhbllokuar ose për shkak të ndonjë defekti në mekanizmin e censurës.

Komentet që i janë dërguar Presidentit Obama përqendrohen tek liria e shprehjes dhe të drejtat e njeriut, si edhe tema praktike si për shembull si mund të merren kartat e gjelbra.

XS
SM
MD
LG