Lidhje

Qindra civilë të vrarë në Nigeri


Persona të armatosur që besohet të jenë militantë të grupit Boko Haram vranë qindra civilë në sulme të reja në verilindje të Nigerisë.

Dëshmitarët thane se personat sulmuan të paktën tre fshatra të hënën dhe të martën në shtetin Borno, një pike e fuqishme e grupit radikal islamik.

Të mbijetuarve iu deshën dy ditë të njoftonin për sulmet në kryeqytetin Maiduguri për shkak të mungesës së shërbimeve telefonike dhe kushteve të rrezikshme të udhëtimit.

Fshatarët thane se militantët e veshur si ushtarë, happen zjarr mbi banorët dhe dogjën shtëpitë dhe bizneset gjatë sulmeve. Ata thanë se Boko Haram ka ngritur flamujt e tyre në disa fshatra në zonë dhe kanë marr kontrollin.
XS
SM
MD
LG