Lidhje

Qindra të vdekur në Nigeri


Zyrtarët lokalë po akuzojnë militantët e organizatës Boko Haram për sulmin ndaj një qytetit të largët Gamboru Ngala në kufi me Kamerunin. Sipas njoftimeve, mbi 250 shtëpi, tregu më i madh i qytetit dhe një stacion policie u shkatërruan.Sulmi ndodhi në të njëjtin rajon ku Boko Haram rrembeu 276 vazja shkolle muajin e kaluar, duke thënë se do i shiste ato.

Familjet dhe aktivistët po i kërkojnë qeverisë që të përshpejtojë operacionet e shpëtimit të vajzave. Aisha Saad, është drejtuese e Komisionit të Grave.

Po u lutem dhe po u kërkoj që të bëjnë më shumë për shpëtimin e vajzave nga ato duart monstruoze. Jam shumë e zemëruar sepse është tepër e rëndë për një nënë që ta përjetojë këtë situatë.”

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në Nigeri një ekip ekspertësh, përfshi ushtarakë. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki.

“Është në interesin e qeverisë nigeriane të pranojnë çdo aspekt të ndihmës tonë. Ata njoftuan se do ta bënin këtë dhe do të vazhdojë të jetë në interesin e tyre që të jenë sa më bashkëpunues që të jetë e mundur.”

Shtetet e Bashkuara thonë se nuk po shqyrtojnë operacione ushtarake për shpëtimin e vajzave. Nigeria po ashtu ka pranuar ofertën britanike për përdorimin e aftësive satelitore dhe mjete të tjera të avancuara teknologjike zbulimi.

Grupi Boko Haram ka filluar një fushatë terrori kundër qeverisë, që synon të vendosë shtetin islamik në veri të Nigerisë të banuar me shumicë myslimane.
XS
SM
MD
LG