Lidhje

Qindra të papunë vërshojnë në godinën e Kongresit për t’u takuar me ligjvënësit

  • Jeff Swicord

Qindra të papunë vërshojnë në godinën e Kongresit për t’u takuar me ligjvënësit

Qindra të papunë vërshojnë në godinën e Kongresit për t’u takuar me ligjvënësit

Mijëra aktivistë të lëvizjes së ashtuquajtur “Pushtimi i Kongresit” janë grumbulluar këtë javë në Uashington për të bërë të njohur qëndrimin e tyre se kërkojnë zbatimin e politikave për krijimin e vendeve të punës dhe një ekonomi të drejtë për të gjithë. Protestat dhe ngjarrjet 3 ditore filluan me një vizitë në Kongres, ku qindra anëtarë të elektoratit kërkuan të takohen me ligjvënësit. Ata janë të zemëruar lidhur me mungesën e përparimit mbi një projektligj për vendet e punës dhe mbi një sërë çështjesh të tjera ekonomike.

Në orën 9 të mëngjesit, më shumë se 1 mijë amerikanë të papunë dhe me punësim të reduktuar nga gjithë vendi u mblodhën në lulishten kombëtare të Uashingtonit. Ata kanë ardhur në Uashington për t’i bërë presion Kongresit që të veprojë për krijimin e vendeve të reja të punës dhe të zgjasë afatin e përfitimeve nga papunësia. Jeremy Collins është nga Columbus e Ohajos.

“Nëse ndonjë politikan kalon këtu, do të shikojë se sa shumë anëtarë të elektoratit janë grumbulluar këtu. Shumë prej këtyre njerzve janë votues të regjistruar. Dhe nëse duan të rizgjidhen, ata duhet të dëgjojnë shqetësimet e popullit".

Aktivitetet e kësaj jave janë sponsorizuar nga një koalicion organizatash dhe sindikatash punëtore, që thotë se Kongresi nuk ka bërë punën e vet për të krijuar më shumë vende pune. Por disa prej këtyre njerzve mendojnë se do të duhet më shumë se sa miratimi i ligjeve për vendet e punës dhe zgjarja e afatit të përfitimeve nga papunësia në mënyrë që të zgjidhen problemet ekonomike të Amerikës. Ryan Isabel është nga West Palm Beach e Floridës.

“Mendoj se mesazhi ynë duhet të jetë zbatimi i reformave më të rëndësishme. Duhen bërë ndryshime më drastike për sa i përket forcave të ekonimisë dhe faktorët që ndikojnë në shoqërinë tonë dhe në sistemet qeverisëse”.

Zëri i Amerikës ndoqi më shumë se 20 votues nga Florida jugore, ndërsa ata përpiqeshin të takonin ligjvënësin Allen West, anëtar konservator i lëvizjes Tea Party. Ata dhe qindra të tjerë kanë në plan të shkojnë në zyrat e Kongresit dhe të kërkojnë takim me përfaqësuesit e tyre. Për shumicën, kjo është hera e parë që ata vijnë në Uashington dhe hera e parë që përpiqen të takohen me përfaqësuesin e tyre në Kongres.

Kur mbërritën këtu, atyre iu tha se anëtari i Kongresit nuk ishte aty, por do të kthehej pas dy orësh dhe se duhet të prisnin në koridor. Ndërsa një prej punonjësve të ligjvënësit largohet, grupi vendosi të presë jashtë zyrës. Holly Albert është mes tyre.

“Ne do të presim këtu për dy orë deri sa Allen West të pranojë të flasë me ne. Ne do të flasim rreth një sërë çështjesh, që janë shqetësuese për ne dhe që ai duhet të përpiqet t’i zgjidhë”.

Por duket qartë se stafi i kongresistit është bezdisur. Më në fund shefi i personelit del nga zyra bashkë me dy policë të Kongresit.

Shefi i personelit dhe njëri prej policëve kërkon të takohet veças me dy anëtarë të grupit. Pas pak ata kthehen për të njoftuar pjesën tjetër të grupit.

“Tre prej nesh mund të qëndrojmë në këtë dhomë, të tjerët duhet të dalin në korridor”, njoftoi ajo grupin e saj.

Kongresisti do të takohet vetëm me 3 anëtarë të grupit për 10-15 minuta. Të tjerët duhet të largohen përndryshe rrezikojnë të arrestohen. Disa prej tyre janë të shokuar që përfaqësuesi i tyre në Kongres mund të refuzojë takimin me ta.

“Kongresisti nuk po refuzon të takohet me ju, por do të takohet me udhëheqësit e grupit tuaj”.

Rërfaqësuesi West u takua më në fund me 4 anëtarë të grupit, të cilët thanë se gjatë takimit nuk u ra dakord për asgjë. Për shumë prej tyre, ky ishte një mësim i mirë se sa vështirë është arritja e kompromisit në Uashington.

XS
SM
MD
LG