Lidhje

Kriza financiare në Qipro


Presidenti i Qipros Nicos Anastasides po takohet sot në Bruksel me udhëheqës të Bashkimit Evropian dhe të FMN-së lidhur me një masë që synon shmangien e falimentimit për ishullin e përfshirë nga kriza.
Ligjvënësit në Qipro miratuan dje një ligj për mbledhjen e fondeve të nevojshme për të marrë paketën ndërkombëtare të shpëtimit. Qiproja duhet të sigurojë 7.5 miliardë dollarë deri javën e ardhshme për të siguruar paketën prej rreth 13 miliardë dollarësh, për të ringritur sistemin financiar. Masat e miratuara mbrëmë përfshijnë një taksë më pak se një përqind për të gjitha depozitimet bankare dhe taksa më të larta për depozitimet më të mëdha. Ligji i ri kërkon gjithashtu ristrukturimin e bankave kreysore huadhënëse të Qipros. Nëqoftëse propozimi hidhet poshtë, bankat e Qipros mund të falimentojnë javën e ardhshme, duke e çuar vendin drejt falimentimit dhe mundësisë së largimit nga Eurozona 17 anëtarëshe.
XS
SM
MD
LG