Lidhje

Mbretëresha Elizabet në 60 vjetorin e hipjes në fron

  • Zëri Amerikës

Në ditën e parë të jubileut të diamandtë ajo pa garat me kuaj në hipodromin Epsom Downs të Anglisë jugore

Mbretëresha Elizabet e Britanisë përuroi sot ceremonitë e festimeve katërditëshe, me rastin e 60 vjetorit të hipjes së saj në fron.

Në ditën e parë të jubileut të diamandtë, siç quhet ky përvjetor, ajo pa garat me kuaj në hipodromin Epsom Downs të Anglisë jugore.

Rreth 150 mijë njerëz me flamuj brtanikë në duar ishin të pranishëm. Fillimi i ceremonive u shoqërua me 41 të shtëna topi nga trupat mbretërore në Londër.

Të shtëna topi pati edhe në Windsor, Edinburgh, Cardiff and Belfast me rastin e përvjetorit të kurorëzimit të Mbretëreshës Elizabetë në vitin 1953.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG