Lidhje

Qytetet amerikane tërheqin investitorë të huaj përmes kartës jeshile


Qytetet amerikane tërheqin investitorë të huaj përmes kartës jeshile
Qytetet amerikane tërheqin investitorë të huaj përmes kartës jeshile

Rajonet brenda Shteteve të Bashkuara të goditura nga recesioni ekonomik po kërkojnë investitorë të huaj për të ndihmuar në krijimin e vendeve të tjera të punës. Në këmbim qeveria amerikane po jep të drejtën e banimit të përhershëm, apo e njohur ndryshe si “karta jeshile” investitorëve dhe familjeve të tyre. Disa investitorë nga Kina po e shfrytëzojnë këtë mundësi.

Vetëm një orë larg, në veri të Los Anxhelosit, është Lancaster, një qytet në shkretëtirën e Kalifornisë që është krenar për motin e ngrohtë dhe ndërtesat me panele diellore. Por nënkryetari i bashkisë së Lancasterit thotë se qyteti ka gjithashtu një nivel papunësie prej 17 përqind – pothuajse dyfishi i mesatares kombëtare.

Ne e kuptojmë se realiteti ekonomik e bën të vështirë për investitorët brenda vendit të vijnë në Lancaster apo kudo në Shtetet e Bashkuara.

Nënkryetari i bashkisë, Kit Yee Szeto i ka vënë shpresat tek këta investitorë nga Kina për të zgjidhur problemin e papunësisë në Lancaster. Xu Xing Ping po kërkon tokë për të investuar 100 milionë dollarë për një qendër shpërndarjeje diku në Kaliforninë Jugore. Ai parashikon të ngrerë një pikë ku bizneset kineze mund të mbajnë prodhimet e tyre dhe t’i lëvizin ato në mbarë Amerikën e Veriut.

Në të ardhmen, ne shpresojmë të krijojmë një qytet kinez këtu dhe të sjellim bizneset e suksesshme nga Kina në Shtetet e Bashkuara.

Xu kualifikohet për programin amerikan të vizave EB-5. Kjo vizë u jep statusin e banimit të përhershme investitorëve të huaj dhe familjeve të tyre nëse ata investojnë të paktën 500 mijë dollarë në zonat rurale apo në qytete me nivel të lartë papunësie. Investimi duhet gjithashtu të krijojë të paktën 10 vende pune brenda 2 vjetësh. Shumica e investitorëve me këtë vizë janë nga Kina.

Kinezët po bëhen shumë të pasur. Ata mund të paguajnë gjysmë milioni dollar për të jetuar në Shtetet e Bashkuara.

James Li drejton një nga qendrat që shqyrton kërkesat për status banimi përmes investimeve të huaja. Megjithëse programi i vizave EB-5 u krijua në vitin 1990, Li thotë se nga viti 2008, është shtuar numri i investitorëve kinez të interesuar për këtë program.

Kërkesat u shtuan pas vitit 2008 për shkak të ekonomisë së dobët në Amerikë dhe zhvillimit të vrullshëm ekonomik në Kinë. Shumica e investitorëve nuk janë të shqetësuar për të ardhurat nga investimi. Ata janë më shumë të interesuar në se do të marrin kartën jeshile.

Ata mendojnë se po arritën të marrin kartën jeshile këtu do të bëhen të famshëm në Kinë. E ndjejnë si një nder.

Xu është pjesë e shtresës në rritje të të pasurve në Kinë. Për të, marrja e statusit të banimit në Amerikë nuk është aq e rëndësishme megjithëse i pranon përfitimet që vijnë prej saj. Një kartë jeshile do ta lejonte atë të udhëtonte në shumë vende të tjera pa patur nevojën e vizës.

Kështu për qytetarët kinez, karta jeshile është shumë e rëndësishme.

Që nga fillimi i këtij programi janë krijuar më shumë se 34 mijë vende pune. Zyrtarët në Lancaster shpresojnë se qyteti i tyre do të jetë tërheqës për të krijuar më shumë vende pune dhe për të sjellë më shumë para në qytet.

XS
SM
MD
LG