Lidhje

Qyteti me makina elektrike


Qyteti me makina elektrike
Qyteti me makina elektrike

Si do të dukej një qytet nëse të gjithë do të qarkullonin me karroca golfi dhe jo makina?

Pikërisht këtë ka bërë qyteti Peachtree në shtetin amerikan të Xhorxhias, ku gati çdo njeri në popullsinë prej 34 mijë banorësh nget makinë elektrike. Këto karroca nuk janë vetëm për t’u përdorur në fushat e golfit, por banorët i përdorin ato për çdo gjë, për të çuar fëmijët në shkollë dhe për të psonisur. Dhe këto karroca nuk i pëlqejnë vetëm të rriturit, por edhe fëmijët.

Qyteti Peachtree ka 10 mijë karroca të tilla si dhe rreth 150 kilometra rrugë të ngushta për këtë karroca. Ngritja e çmimit të naftës në Shtetet e Bashkuara dhe në gjithë botën, nuk i shqetëson banorët e këtij qyteti të vogël dhe kostoja e ngarrjes së këtyre karrocave është 1 qindarkë për gati një kilometër.

Një karrocë të tillë mund ta blesh për 2 mijë dollarë dhe ato më të shtrenjtat mund ecin me shpejtësi deri në 40 kilometra në orë.

XS
SM
MD
LG