Lidhje

Rënia në peshë parandalon ose kuron diabetin


Dy studime të reja në Shtetet e Bashkuara japin prova se ndërhyrja kirurgjikale për rënie në peshë mund të parandalojë ose ndoshta edhe kurojë diabetin.

Mjekët po thonë që kjo metodë duhet t’u ofrohet pa humbur kohë një numri më të madh pacientësh që vuajnë nga kjo sëmundje dhe ai nuk duhet të jetë mjeti i fundit që duhet përdorur.

Dy studimet e publikuara dje, janë të parat që krahasojnë rezultatin e operacioneve për zvogëlimin e stomakut me atë të ilaçeve që përdoren vetëm për Tipin 2 të diabetit, që shkaktohet nga obeziteti. Miliona amerikanë vuajnë nga kjo sëmundje, e cila bën që ata të mos prodhojnë sasinë e nevojshme të insulinës në trup për të balancuar sheqerin e marrë nga ushqimet.

Të dyja studimet zbuluan se ndërhyjra kirurgjikale i ndihmonte më tepër pacientët për të normalizuar nivelin e sheqerit në gjak, se sa ilaçi i përdorur me këtë rast. Rezultatet ishin dranatike.

Disa njerëz filluan të mos merrnin më insulinë vetëm 3 ditë pas operacionit. Po ashtu ata patën një përmirësim të dukshëm në nivelin e kolesterolit dhe të faktorëve të tjerë që shkaktojnë sëmundjen e zemrës. Por mjekët nuk dëshirojnë ta quajnë këtë zbulim një kurë për diabetin, sepse ata nuk mund të premtojnë që sëmundja nuk do të kthehet më tke pacientët që i nënshtrohen operacionit.

XS
SM
MD
LG