Lidhje

Lumi Radika, dy ministra të Shkupit në Tiranë


Në Shqipëri, dy ministra të qeverisë maqedonase, ai i Ekonomisë Valon Saracini dhe ai i Mjedisit Abdilaqim Ademi ishin sot në Tiranë me kërkesë të kryeministrit Edi Rama për cështjen e lumit Radika dhe devijimit të tij të mundshëm për realizimin e një hidrocentrali në Maqedoni. Kjo cështje ka nxitur debate të shumta në Shqipëri. Të dy ministrat deklaruan se nuk ka vend për shqetësim e shpjeguan se projekti përfundimtar dhe studimi për ndikimin në mjedis pritet të përfundojnë pas disa muajsh. Pas kësaj, thanë ata, se do ndërmerren konsultime dhe me palën shqiptare, pëlqimi i së cilës sipas tyre është vendimtar për realizimin e projektit.
Dy ministra të Shkupit në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:36 0:00

Pesë ministra të të dy qeverive, asaj të Tiranës dhe Shkupit dolën sot përpara gazetarëve për të folur rreth cështjes aq të debatueshme të lumit Radika, i cili furnizon Drinin e Zi, burimi i rëndësishëm hidrik i hidrocentraleve të kasakadës së Drinit. Dy ministrat shqiptarë të qeverisë maqedonase kishin mbërritur që në mëngjes pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama me të cilin patën edhe një takim për këtë temë ka marrë trajtat e një problemi gati kërkcënues në sytë e opinionit publik. Ministri i Mjedisit Abdilaqim Ademi shpjegoi se “kjo ide e vjetër ndoshta në letër, sot për sot nuk ka një projekt të caktuar dhe nuk ka një studim të përfunduar për impaktin në ambientin jetësor. Si e tillë, nuk mund të trajtohet dhe nuk mund të ketë shqetësim as për opinionin dhe as për institucionet”.

Ministri tjetër i qeverisë së Shkupit Valon Saracini, deklaroi se projekti përfundimtar dhe studimi i mjedisit pritet të përfundojnë në muajt e ardhshëm: “Në momentin kur projekti do të jetë final dhe ne si qeveri e Republikës së Maqedonisë do ta kemi të gatshëm, atëherë do të njoftohet qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe do të kërkohet pëlqim nga Qeveria Shqiptare. Në qoftë se Qeveria Shqiptare nuk jep pëlqim në lidhje me projektin final, projekt i cili duhet të përfundojë në muajin qershor, ky projekt nuk mund të realizohet”.

Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati tha se kjo cështje trajtohet sipas praktikave ndërkombëtare dhe se palët janë gjithashtu të detyriara t’i nënshtrohen edhe direktivave të Bashkimit europian: “Rregullimi i kësaj çështje, pra i mënyrës se si menaxhohen ujërat dhe ndikimet ndërkufitare, janë çështje, të cilat adresohen në mënyrën më të plotë të mundshme, në një kuadër të mirëpërcaktuar nga e drejta dhe praktika ndërkombëtare, të cilat janë të detyrueshme si për Shqipërinë, ashtu edhe për vendet fqinje. E, këtu nuk ka asnjë rast përjashtimor!”

Ndërsa Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri nënvizoi se qeveria shqiptare nuk do të lejojë cëninin e interesave të vendit: “Qeveria shqiptare do të veprojë në përputhje me interesat më të mira të këtij vendi që të mos cenojë burimet energjetike, sigurinë energjetike, por njëkohësisht të japë kontributin e saj që gjërat të jenë të qarta nga pikëpamja teknike dhe shkencore dhe mos t’i lihet pre spekulimeve”.

Të dy ministrat e qeverisë Rama folën për spekulime të nxituar nga opozita e djathtë së cilës i kujtuan marrëveshjen e detit të nënshkruar me Greqinë. Megjithatë, pasdite vonë, sërish ish ministri i jashtëm Demokrat Aldo Bumci akuzoi qeverinë se ka mashtruar ndërsa ka deklaruar, sipas tij, se nuk ekziton ndonjë projekt që prek lumin Radika. Duke ju referuar edhe deklarimeve të zyrtarëve të Bankës Botërore të cituar nga Zëri i Amerikës, zoti Bumci kërkoi edhe një herë nga qeveria që të bëjë të qarta pasojat e devijimit dhe projektit të palës maqedonase.
XS
SM
MD
LG