Lidhje

Gjyqi i Radovan Karaxhiçit


Gjyqtarët e apelit në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë, rikthyen në fuqi një akuzë për gjenocid kundër Radovan Karaxhiçit, lidhur me një fushatë vrasjesh dhe keqtrajtimesh ndaj personave jo-serbë në fillim të luftës në Bosnje në vitin 1992.

Vendimi i sotëm përmbys një vendim të vitit të kaluar që i hiqte Karaxhiçit njërën nga dy akuzat për gjenocid.

Kryegjyqtari Theodor Meron thotë se gjyqtarët e apelit besojnë se provat që i janë paraqitur prokurorisë tregojnë se Karaxhiçi kishte synime gjenocidi.

Vendimi i sotëm ka të ngjarë ta zgjasë edhe më shumë gjyqin e Karaxhiçit për 10 akuzat e tjera. Ato përfshirë një tjetër akuzë për genocid që lidhet me organizimin e masakrës së Srebrenicës në vitin 1995.
XS
SM
MD
LG