Lidhje

Reagime negative, Greqia nuk mund të përmbushë objektivat ekonomike


Reagime negative, Greqia nuk mund të përmbushë objektivat ekonomike
Reagime negative, Greqia nuk mund të përmbushë objektivat ekonomike

Ministria greke e Financave thotë se do të humbasë një mundësi për të arritur objektivin për reduktimin e deficitit me gati 1 përqind. Tregjet në pjesën më të madhe të botës kanë reaguar negativisht ndaj këtij lajmi, nga frika se grekët nuk do të arrijnë të paguajnë borxhin. Ndërkohë, në Athinë edhe sot vazhduan protestat kundër reformave të qeverisë dhe papunësisë.

Lajmi se Greqia po ballafaqohet me vështirësi gjithnjë e më të mëdha për të ulur borxhin e saj megjithë masat shtrënguese financiare që ka miratuar qeveria ka ngjallur frikën se kreditorët ndërkombëtarë mund të tërhiqen nga Greqia.

Të dielën, ministria e financave e Greqisë tha se defiçiti i këtij viti ka të ngjarë të arrijë në 8,5 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, më i lartë se 7,8 përqind që ishte parashikuar më parë.
Ministria greke e financave ka fajësuar recesionin e thellë për dështimin e saj për të përmbushur objektivat ekonomike. Ekonomia greke u tkurr me 5,5 përqind nga 3,8 përqind që ishte parashikuar rënia ekonomike në muajin maj.

Autoritetet lënë të kupëtohet se deficiti mund ta kalojë edhe nivelin e 8.5% deri në fund të vitit edhe nëse të gjitha masat e reja shtrënguese do të zbatoheshin.
Banorët e Athinës shprehën shqetësimet e tyre.

NAT; qeveria nuk është në gjendje për të gjetur një zgjidhje për këtë problem”, thotë ky banor.
Një banor tjetër i Athinës i quajti masat shtrënguese veprime “të tmerrshme dhe të turpshme”.

Sotiris Chaginikolaou, Pensioner
“Unë jam 76 vjeç dhe nuk mbaj mend, as edhe gjatë pushtimit gjerman, të kem jetuar si sot. Ne kishim më shumë pavarësi dhe më shumë vende pune. Tani për fat të keq ne po ballafaqohemi me vështirësi të madhe”, tha ai.

Ndërkohë qindra nxënës të shkollave të mesme sot marshuan në qendër të Athinës duke protestuar kundër shkurtimeve që kanë lënë shumë shkolla pa mësues të mjafuteshëm dhe pa tekste shkollore. Ata kërkonin “punë për prindërit dhe tekste shkollore për fëmijët”, ndërkohë që marshonin drejt ndërtesës së parlamentit.

Edhe studentët e universiteteve janë hedhur në protesta që në fillim të muajit të kaluar duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj reformave qeveritare dhe shkurtimeve në sistemin e shkollimit të lartë.

XS
SM
MD
LG