Lidhje

Raketat balistike të publikuara në një paradë të Koresë së Veriut, ishin të rreme

  • Zëri Amerikës

Dy analistë gjermanë thonë se raketat balistike që u zbuluan për publikun në fillim të muajit në një paradë ushtarake të Koresë së Veriut, ishin të rreme.

Në artikullin e botuar në revistën gjermane Schmucker Technologie, autorët Marcus Schiller dhe Robert Schucker shkruajnë se 6 raketat balistike ndërkontinentale të vendosura mbi hedhësit e lëvizshëm në paradën e 15 prill ishin kopje të këqia të raketave origjinale.

Sipas analistëve, raketat ishin një përzjerje e çuditshme e komponentëve të karburantit të lëngshëm dhe të ngurtë, që nuk ndodh kurrë të realizojnë fluturimin së bashku.

Të dy analistët thanë se secila nga raketat ishte pak më ndryshe se sa tjetra, edhe pse ato mendohej të ishin prej të njëjtit material dhe madje ato nuk i përshtateshin aspak përmasave të shtratit hedhës, mbi të cilin ishin vendosur gjatë paradës që u zhvillua me rastin e 100 vjetorit të udhëheqësit koreanoverior Kim Il Sung.

XS
SM
MD
LG