Lidhje

Rama: Marrëdhëniet me SHBA nuk janë cënuar


Në Shqipëri kryeministri Edi Rama tha mbrëmë se marrëdhëniet me Shtete e Bashkuara nuk janë cënuar nga tërheqja për t’u përfshirë në operacionin për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Duke folur në emisionin Top Shoë në televizionin Top Channel, zoti Rama tha se Shqipëria u përfaqësua me dinjitet në proces. Ai shpjegoi se rrjedha e zhvillimeve kishte qenë e tillë që e kishte bërë të pamundur që publikut t’i ofroheshin detaj përsa kohë nuk u arrit të mbyllej në kohë një plan i përfunduar.

Kryeministri Edi Rama foli mbrëmë gjatë për cështjen e përfshirjes së Shqipërisë në projekin për shkaërrimin e armëve të Sirisë, e cila si asnjëherë më parë provokoi manifestime masive në të gjithë vendin. Ai ju përmbajt arguenteve që paraqiti për publikun të premten e kaluar kur njoftoi tërheqjen e Shqipërisë nga ky operacion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Janë të shumtë ata që mendojnë se pas kësaj marrëdhëniet mes dy vendeve nuk do të jenë më ato të mëparshmet, por për zotin Rama ato nuk janë cënuar:

“Ju siguroj që marrëdhënit tona me Shtetet e Bashkuara sot nuk kanë pësuar asnjë fijë cënimi për shkak të dinjitetit tonë të treguar në proces. Ne qendruam deri ne fund të procesit, ndryshe nga të tjerë që u larguan më parë, por ama neve na takonte që të kërkonim zgjeidhje deri në fund, të ishim deri në fund ndihmesë e atyre partnerëve pa të cilët Shqipëria nuk do të ishte kjo që është në pikëpamje të lirive të veta, pa të cilët shqiptarët nuk do të kishin dy shtete të lira dhe të pavarura në mes të Evropës. Kjo ishte ajo që bëmë dhe e bëmë me dinjitet të plotë”.

Kryeministri përsëriti dhe një herë se motivi kryesor i tërheqjes së Shqipërisë kishte qenë fakti se ajo mbeti si zgjidhja e vetme në këtë operacion, gjë që sipas tij do dëmtonte imazhin e vendit: “Nëqoftëse Shqipëria do të ishte bashkë me Danimarkën dhe Norvegjinë apo bashkë me.. mos permendim emra shtetesh po I sjell thjesht si shembuj pra bashkë me një apo dy vende të tjera të kontinentit tonë askush nuk do të mund të thoshte më se ky është një operacion për vende të varfra dhe vende të ndotura. Mirëpo kjo vetmi kishte një kosto që në fillim ishte nje kosto në imazhin e Shqipërisë, si një vend që duhet të promovojë në fakt bukuritë e veta, peisazhin e vet, potencialet e veta turistike dhe pastaj u kthye edhe në një peshë gjthmonë e më të rëndë psikologjike që rëndoi mbi të gjithë”.

Zoti Rama pranoi se vendimi i marrë kishte qenë në rezonancë edhe me protestat. I kritikuar se nuk arriti ta administrinte sic duhet situatën duke lënë që ajo të precipitonte, zoti Rama këmbënguli se mes palëve bisedimet nuk kishin qenë në pikën që të ishte mbyllur një plan i saktë, dhe se në një situatë të tillë asgjë nuk mund të bëhej publike: “Unë nuk njoh dijeninë time ndonjë operacion humanitar dhe ushtarak që të planifikohet në bashkëpunim me median apo të planifikohet duke mbajtur të informuar publikun për cdo gjë që diskutohet. Qeveria nuk mund të shkojë tu drejtohet faktorëve të tjerë nëse nuk është e bindur se ka në dorë projektin bindës. Kjo eshtë shumë e thjeshtë”.

Ndërsa akuzoi sërish opozitën për qëndrimin e saj dhe dizinformimin që sipas tij ajo përhapi, kryeministri shpjegoi se hapësirat e veprimit kishin qenë të ngushta dhe se procesi kishte zgjatur më shumë sec duhej: “Për mua ishte e vetmja strategji që do ndiqja, edhe po të kthehesha mbrapa, sepse nuk kishte asnjë mundësi që ne të hynim në debat, ndërkohë që nga ana tjetër ishim në diskutime. Dhe nuk kishim ardhur në pikën që kjo është ajo që duam të bëjmë dhe tani hyjmë në debat. Pozicioni im në rastin konkret, por dhe i dy bashkëpunëtorëve të mi, Ministrit të Jashtëm dhe Ministres së Mbrojtjes, ka qenë jashtëzakonisht i diktuar nga rrethanat. Ndërkohë që nga njëra anë merrnim gjithë shqetesimin nga publiku, nga ana tjetër kërkonim gjithë informacionin nga partnerët. Arsyeja pse procesi u zgjat nuk varej nga ne dhe zgjatja e procesit sigurisht la shumë hapësirë për zgjerimin mjegullës së keqkuptimeve dhe disinformimit”.

Në Shqipëri janë hedhur në qarkullim idera se vendi humbi shumë nga tërheqja prej përfshirjes në këtë operacion, janë përmendur shifra milirda dollarëshe apo mbështetje nga ana e SHBA-ve për procesin e integrimit europian të vendit. Por sipas kryeministrit “ne afat mesem dhe te gjate do te ishte nje perfitim ne imazh per Shqiperine, pavarësisht kostos afatshkurter” dhe se synimi i tij ka qenë që “Shqiperia ne rast se do te hynte ne kete operacion te dilte nga ky operacion me e forte dhe me e paster”, theksoi ai.
XS
SM
MD
LG