Lidhje

Rama këmbëngul për zgjidhjen e çështjes së Qarkut të Fierit

  • Armand Mero

Ai tha se pa të socialistët nuk do të votojnë ligjin për Gjykatën e Lartë

Në Shqipëri kryetari i opozitës Edi Rama këmbënguli edhe një herë sot për zgjidhjen e çështjes së Qarkut të Fierit, pa të cilën deklaroi socialistët nuk do të votojnë ligjin për Gjykatën e Lartë
“Fieri, është shembulli me flagrant, më ulëritës, më kuptimplotë, i kësaj ndarjeje me thikë mes ligjeve në letër që miratojmë për integrimin dhe realitetit të paligjshmërisë që s’ka asnjë lidhje me Europën e Bashkuar ku duam të hyjmë. Ja pse ne, nuk të votojmë për të kaluar në parlament një tjetër copë letër që quhet ligj për Gjykatën e Lartë, nëse vendimi i vetë Gjykatës së Lartë për Qarkun e Fierit nuk zbatohet nga qeveria”, deklaroi zoti Rama.
Ligji për ndryshimet për Gjykatën e Lartë si dhe ai për nëpunësin civil kërkohen nga Brukseli që të votohen përpara se Komisioni të japë vlerësimin e tij javën e ardhshme për kërkesën e Shqipërisë për marrjen e statusit kandidat. Sipas zotit Rama janë të paktën 13 vendime gjykatash të të trija shkallëve që I kanë dhënë të drejtë socialistëve. Ndërkohë demokratët pretendojnë se ka ende procese të tjera në vazhdim dhe se ata kanë shumicën në këtë qark.
Lidhur me këtë situatë sot ambasadari i Bashkimit Europian në Tiranë u takua me zotin Rama, duke deklaruar se shpresonte në një zgjidhje të shpejtë të problemit për qarkun e Fierit dhe cështjet e tjera mbetura pezull.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG