Lidhje

Opozita: Berisha përdor nacionalizmin për pushtet


Kryetari socialist Edi Rama akuzoi kryeministrin se po rrezikon marrëdhëniet e vendit me partnerët më të rëndësishëm; Asambleja e PS diskutoi mbi përgatitjet për zgjedhjet e qershorit

Në Shqipëri, kryetari i partisë socialiste Edi Rama, akuzoi sot kryeministrin Sali Berisha se me kartën e nacionalizmit, po rrezikon, për interesa elektorale, politikën e jashtme të vendit dhe marëdhëniet me aleatët kryesor. Këto komente zoti Rama i bëri gjatë mbledhjes së asamblesë së partisë së tij, e thirrur për të diskutuar mbi procesin parazgjedhor. Kryetari socialist bëri thirrje që dyert e partisë të mbeten të hapura për cdo kontribut, ndërsa theksoi se pjesmarrja e lartë në zgjedhje do të bente te pavlefshme cdo përpjekje manipulimi të votës

Deklaratat e forta të autoriteteve shqiptare që shoqëruan reagimin ndaj zhvillimeve në luginën e Preshevës, nuk u panë me sy të mirë nga komuniteti ndërkombëtar, përfaqësuesë të të cilit nxituan t’i tërhiqnin vëmendjen Tiranës. Sot kryetari socialist Edi Rama akuzoi kryeministrin Sali Berisha se po kapet pas fantazmës së nacionalizimit ballkanik duke rrezikuar marëdhëniet me partnerët kryesor të vendit e vecanërisht me Shtetet e Bashkuara:



Mos i përzjeni zotëri, interesat dhe punët e mëdha të kombit, me interesin e vogël të pushtetit tuaj personal, dhe me një proces zgjedhor ku as mjafton të thuash Jam ndryshimi për të provuar se gjërat kanë ndryshuar për mirë nën qeverisjen tuaj dhe as tepron gjësend, nga borxhet që qeveria juaj u ka shqiptarëve, për t’u lënë në kurriz tani në fund, dhe borxhin e një ngatërrese absurde ballkanike”.

Zoti Rama tha se afrimi i Shqipërisë me Kosovën do të realizohet sipas tij përmes integrimit rajonal dhe europian duke premtuar aksione konkrete që nga programet e përbashkëta mësimore deri te bashkimi doganor. Zoti Rama foli gjatë për këtë temë në asamblesë e partisë së tij e cila ishte thirrur për të diskutuar rreth situatës paraelektorale.

Kryetari socialist kërkoi që përfaqësuesit e partisë të komunikonin drejtpërdrejtë me njerëzit, ndërsa bëri thirrje që dera e socialistëve të mbetet e hapur për cdo kontribut. “Të mirëpritet cdokush që ka një kontribut për të dhënë, në cdo organizatë partie, në cdo fshat, lagje e qendër votimi. Askush nuk mund të shihet me sytë e paragjykimit për të shkuarën dhe askush nuk mund sot të lejohet të mbyllë derën e partisë se fitorja është pas dere dhe nga dera s’duhet hyjë kush tjetër tanimë për të marrë fryte nga fitorja”. Në zgjedhjet e 2009 përcarja e së majtës dhe një koalicion i kufizuar, rezultoi me pasoja për socialistët të cilët këtë herë kërkojnë të mbledhin rreth vetes një numër sa më të gjerë forcash politike, pavarësisht madhësisë së elektoratit që përfaqësojnë.

Një cështje që opozita ka ngritur gjithnjë para zjedhjes ka qenë ajo e manipulimit të votës. Kryetari Rama tha se përvec strategjisë më të mirë se kurrë më parë për të mbrojtur votën “është e domosdoshme që në të gjitha nivelet t’u komunikojmë njerëzve domosdoshmërinë për të besuar se ka vetëm një mënyrë për ta zbrapsur dhe për ta mundur me turp makinën e deformimit dhe manipulimit të zgjedhjeve dhe kjo mënyrë është pjesmarrja”.

Zgjedhjet do të mbahen në 23 qershor, por praktikisht të gjitha forcat politike duket të kenë hyrë në fushatë. Demokratët nga ana e tyre kanë zgjedhur edhe sloganin të cilin po e përdorin në cdo takim që po realizojnë duke u angazhuar për të siguruar një mandat të tretë radhazi në pushtet.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG