Lidhje

Buxheti i rishikuar dhe kundёrshtimet e opozitёs


Parlamenti nё Tiranё miratoi rishikimin e buxhetit tё shtetit duke bёrё rishpёrndarjen e 32 milionё dollarёve të ardhurave tё rritura nё 8 muaj. Nё njё sallё pёrgjysёm tё mbushur nga mungesa e opozitёs ministrat shpjeguan me radhё se çfarё fitoi secili sektor nga shpёrndarja e kёsaj teprice. Ndёrsa kryeministri Rama theksoi se ky ёshtё rishikimi i parё me rritje i buxhetit pas 5 vjetёsh dhe kjo ёshtё shenjё e mirё se ekonomia po rritet. Zoti Rama shtoi se me kёtё hap po nis ulja e defiçitit dhe borxhit publik.

Kryeministri Rama tha se ky rishikim i buxhetit shlyen detyrimet e prapambetura ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe borxhet e prapambetura nga vitet e kaluara ndaj firmave qё kryen punё publike. Ai tha se qeveria ndau fonde pёr urgjencat mjekёsore, pёr digjitalizimin e arsimit, pajisjen mё tё mirё tё forcave tё rendit, ndёrsa financoi edhe 51 projekte rrugёsh të papërfunduara nga qeveria e mёparshme pёr tё pёrmirёsuar infrastrukturën rrugore.

Opozita nuk po merr pjesё prej shumё javёsh nё punimet e parlamentit, por deputetёt e saj vazhdojnё ta studiojnё ekonominё. Pёrkundёr optimizmit qeveritar, deputetёt e PD pohuan se mbledhja e tё ardhurave dhe taksave u pёrkeqёsua, ndonsёe taksat u rritёn. Ndёrsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shprehu sot njё përfaqësie tё Bankës Botërore shqetёsimin e opozitёs se ekonomia po pёrkeqёsohet, papunёsia po rritet dhe fuqia blerёse e qytetarёve ka rёnё. Zoti Basha pohoi nё takimin me delegacionin e Bankёs Botёrore se qeveria po kryen veprime arbitrare antiligjore, po prish kontrata e koncensione, dhe nuk zbaton vendimet e gjykatave, duke thelluar kёshtu pasigurinë ligjore tё biznesmenёve dhe investuesve, çka e përkeqëson gjendjen e ekonomisë. Sipas tij, qeveria nuk ka njё plan konkret pёr tё mbёshtetur zhvillimin, dhe mbulon me indiferencё kёrkesat e qarqeve tё biznesit dhe tё punëkërkuesve.

Qeveria nga ana e saj ka nisur punёn pёr hartimin e buxhetit tё shtetit pёr vitin e ardhshёm, ndёrsa brenda 3 muajve tё mbetur i duhet tё zbatojё buxhetin e rishikuar me 32 milionё dollarё nё njё seri investimesh nё mjekёsi, arsim dhe infrastrukturë.

XS
SM
MD
LG