Lidhje

Incidenti Rama - Ceka në Vjenë


Parlamenti
Parlamenti
Një incident i ndodhur dje në Vjenë mes kryetarit të Partisë socialiste Edi Rama dhe diplomatit shqiptar pranë OSBE-së Egin Ceka, ka shkaktuar përplasje të forta në parlament, ku Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar ngritjen e një komisioni hetimor.

Incidenti ka ndodhur në përfundim të një takimi në Akademinë diplomatike të Vjenës ku ishte i ftuar kryetari Rama. Palët japin variante të ndryshme të ngjarjes. Sipas ministrisë së Jashtme por edhe sipas Kryeministrit Berisha në deklaratat në parlament, kryetari socialist akuzohet se ka përdorur dhunë verbale e më pas edhe fizike ndaj diplomatit, i cili i ishte afruar zotit Rama për t’I shprehur pakënaqësinë ndaj disa deklaratave të tij gjatë takimit.

Por sipas Partisë Socialiste ka qenë diplomati, i cili i është afruar zotit Rama duke derdhur një lumë fjalësh të padenja kundër opozitës, ndërsa ky i fundit, sipas saj, është përpjekur ta qetësojë, dhe se më pas të pranishmit në takim kanë ndërhyrë duke e larguar diplomatin Ceka, shpjegon Partia Socialiste.

Kryeministri Sali Berisha foli për një akt të turpshëm e brutal të zotit Rama, ndërsa kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci tha se në vend që ta mbronte, kryeministri duhet ta kishte shkarkuar menjëherë diplomatin që ka provokuar incidentin.
XS
SM
MD
LG