Lidhje

Rama e Meta: "Kemi fituar zgjedhjet thellë".


Majlinda Bregu deputete e PD-së për Tiranën tha se entuziazmi i zotit Rama është i pabazuar dhe se PS ka pësuar një humbje të thellë.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi në një konferencë pak minuta pas kalimit të afatit ligjor se koalicioni opozitar ka fituar zgjedhjet. Ai tha se vullneti i sovranit tani është në kuti dhe askush nuk e ndryshon dot.

Zoti Rama e nisi deklaratën duke theksuar: "Rilndja fitoi mbi rrënimin". Ai u bëri thirrje policisë dhe komisionerëve të garantojnë administrimin e rezultateve që gjenden në kutitë e votimit.

Ai tha se qendrat e votimit nuk kanë arsye të presin pa fund njerëz, që mund të vijnë të votojnë, duke vonuar rezultatet e shumëpritura.

Përfaqësues të PD-së hodhën poshtë njoftimet e tij, duke thënë të kundërtën, pra se PS ka pësuar një humbje të thellë. Majlindja Bregu deputete e PD-së për Tiranën tha se entuziazmi i zotit Rama është i pabazuar.

Kryesuesja e listës së deputetëve së PD-së për Tiranën, Majlinda Bregu, deklaroi se“duke rendur për të shpallur fitoren, Edi Rama konsolidoi disfatën e tij”. Sipas saj, të gjitha sondazhet tregojnë se qytetarët kanë votuar bindshëm për Aleancën tonë. “Zoti Rama ka pasur një pritshmëri ndoshta që të mos humbiste shumë thellë, por ju siguroj se humbje spektakolare si këtë rrallë nuk ka përjetuar asnjëherë” - tha zonja Bregu.


Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, tha se opozita ka fituar, madje thellë. “Procesi mori shumë njolla, por Berisha nuk mund të imponojë vullnetin e tij. Natë e ditë do të numërojmë votat me qetësi dhe maturi, deri në votën e fundit, në kutitë që mbushi populli për të ndryshuar Shqipërinë” - tha ai.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG