Lidhje

Tubimi protestues i opozitës


Disa mijëra përkrahës të opozitës morën pjesë sot në një tubim proteste para selisë së qeverisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pas dyshimeve se struktura shtetërore po trafikojnë lëndë narkotike nga ajri, deti dhe nga toka. Partia Demokratike e kishte ngritur foltoren në shëtitoren Dëshmorët e Kombit fare pranë dritareve të qeverisë, ndërsa forcat e rendit siguruan mbarëvajtjen e tubimit. Kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha, tha se “kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen, se po ndihmon trafikimin e drogave dhe po përpiqet të fshehë gjurmët e kësaj veprimtarie kriminale”.
PD kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:26 0:00

Ky ishte tubimi i dytë i Partisë Demokratike brenda pak ditësh që morri shkas nga rrëzimi i një avioni të lehtë në plazhin e Divjakës, dhe që dyshohet si përpjekje për trafik droge nga ajri. Protestës së opozitës pransë selisë së qeverisë iu bashkuan qytetarë të shumtë nga zona të ndryshme të vendit. Ata mbanin parrullat “Rama ik në shtëpi” dhe “Populli në këmbë kundër drogës”.

Kryeministri Rama i ka hedhur poshtë akuzat si pjesëtar i rrjeteve të trafikut të drogës. Përkundrazi, ai tha se qeveria e tij po lufton trafikun e narkotikëve disa herë më tepër se qeveria e mëparshme. Zoti Rama shkroi sot në rrjetet sociale se Bashkimi Europian i dërgoi Shqipërisë përgëzime inkurajuese për rezultatet kundër krimit dhe korrupsionit në vend. Kjo, sipas tij, ishte një pikë me rëndësi në prag të vendimit të Bashkimit Europian, për t’i dhënë apo jo Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Ai u përpoq të tregonte qetësi kur theksoi në rrjetet sociale se tubimi u zhvillua nga protestues që erdhën dhe ikën me furgona nga zona të tjera të vendit.

Ndërsa tubimi mbaroi në një krah të selisë qeveritare, në krahun tjetër të kryeministrisë një grup ish-punonjësish të administratës zhvillojnë prej ditësh një grevë urie për largim të padrejtë nga puna, sipas tyre, dhe të motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG