Lidhje

Rama, thirrje për njohjen e Kosovës në OKB


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbajti sot paradite një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama, u bëri thirrje vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin atë.



"Po u bëj thirrje të gjithë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin atë, pse duke e njohur atë, do të kontribuoni drejtpërdrejt për forcimin e stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit në rajon, i cili gjatë vitit të fundit është bërë një histori suksesi shpresash dhe ëndërrash duke triumfuar mbi frikën dhe makthet e së kaluarës."

Kryeministri Rama, i cili gjatë ditëve që qëndroi në Nju Jork mori pjesë në samitin kundër ekstremizmit të dhunshëm të organizuar nga Presidenti Obama, bëri thirrje në fjalimin e sotëm për respektimin e vlerave humane të tolerancës, respektit për besimin fetar dhe diversitetit. Edukimi i brezave të rinj me këto vlera, tha kryeminsitri shqiptar, do të shërbejë si urë e qëndrueshme për të bashkuar mendjet dhe zemrat e njerëzve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG