Lidhje

Rama: Opozita gati të punojë për realizimin e një sërë reformash


Rama: Opozita gati të punojë për realizimin e një sërë reformash
Rama: Opozita gati të punojë për realizimin e një sërë reformash

Opozita socialiste ashtu siç kishte parlajmëruar, konfirmoi rikthimin e saj të plotë në sallë për të marrë pjesë edhe ne votime.

Kryetari socialist Edi Rama tha se opozita është e gatshme të punojë për realizimin e një sërë reformash.

Ndërkohë, në komentet që bëri për mediat, ai tha se Shqipëria po i afrohet një tjetër dështimi të rëndë, pas atij të afro një viti më parë, kur u refuzua nga Bashkimi Evropian kërkesa për statusin e kandidatit.

“Ne do të bëjmë çmos që ky refuzim të mos përsëritet në tetor, edhe pse shanset janë minimale. Puna jonë do fokusohet me ngulm tek përparësitë që Bashkimi Evropian i ka dërguar Shqipërisë. Ne do ndërmarrim hapat tonë dhe do jemi partia më e madhe opozitare që do shpallë hapur luftë pa kompromis me korrupsionin, krizën në drejtësi, dhe financat publike dhe ekonomike që kanë prekur palcën e Shqipërisë," tha zoti Rama.

Socialistët janë të mendimit se vendit i nevojiten reforma të shumanëshme, që nga funksionimi i parlamentit, aplikimi i votës së fshehtë në zgjedhjen e drejtuesve të institucioneve kushtetuese apo edhe ndërhyrjet në kushtetutë.

Zoti Rama tha se Kryeministri Berisha nuk e dëshiron një gjë të tillë pasi sipas tij, duke marrë nën kontroll vitin tjetër edhe institucionin e presidencës, do të marrë peng prokurorinë dhe shërbimet sekrete.

Megjithatë, zoti Rama saktësoi se kërkesa për ndryshimet kushtetuese nuk do të kushtëzojë aksionin politik të opozitës.

XS
SM
MD
LG