Lidhje

Kryeministri Rama për vizitë pune në Shkodër


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë pune në Shkodër ku, i shoqëruar nga Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Ministri Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj vizitoi mjediset e Fototekës Kombëtare Marubi, që vazhdojnë të jenë të papërshtatshme për këtë trashëgimi të rëndësishme.

Kryeministri Rama shkoi në ndërtesën ku është parashikuar të vendoset Fototeka, ndërtesë e blerë tre vite më parë nga qeveria, por që ende nuk ka nisur të rikonstruktohet. Një Projekt i financuar nga Programi Adriatik IPA dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit parashikon rikonstruktimin e ndërtesës, përmirësimin dhe modernizimin e Fototekës Marubi si dhe ngritjen e Muzeut të Fotografise dhe të një qendre multimediale.

Po sot, Kryeministri Rama i shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali, ishte në një vizitë të paparalajmëruar në pikëkalimin kufitar-doganor të Hanit të Hotit, më e rëndësishmja në kufirin e Shqipërisë me Malin e Zi. Gjatë qendrimit në Shkodër, zoti Rama nuk bëri komente për mediat.
XS
SM
MD
LG